Arkiv: Ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Jugut

Mitrovicë – Anulohen të gjitha aktivitetet e 28 Nëntorit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka marrë vendim për anulimin e të gjitha aktivitete kulturo – artistike të organizuara nga kjo komunë për nderë të festës së 28 Nëntorit.

Sipas një njoftimi të komunës, vendimi është bërë në shenjë solidarizimi me tragjedinë e tërmetit që goditi sot në orët e hershme të mëngjesit Shqipërinë.

Përveç kësaj, Komuna e Mitrovicës ka ndarë edhe 2 mijë euro ndihmë për Shqipërinë .

Edhe Komuna e Lipjanit dhe ajo e Gjilanit i kanë anuluar aktivitetet e 28 Nëntorit.

Deri më tani raportohet se 15 persona kanë vdekur dhe mbi 600 persona janë plagosur nga tërmeti i sotëm në Shqipëri.

KALLXO.com do të ju mbajë të informuar për zhvillimet e fundit në Shqipëri.

FOTO- Kërkimet nën rrënoja në Durrës