Mitrovicë, ankohet se u mashtrua nga dy persona, u dha 600 euro për pasaportë serbe

Një qytetar nga Mitrovica ka denoncuar në Policinë e Kosovës dy persona pasi, sipas tij, e kanë mashtruar duke i marrë 600 euro me qëllim rregullimi të një pasaporte serbe.

Deri më tani nuk është raportuar për të arrestuar ndërsa rasti po hetohet nga organet e rendit.