Foto: Ilustrim

Mitrovicë, ankohen se i dyshuari u kërkoi në formë të haraçit 60 mijë euro

Dy persona janë ankuar se ditë më parë pas një kacafytjeje një person i dyshuar ua ka grabitur një zinxhir ari.

Më pas i dyshuari nga ankuesit kishte kërkuar në formë të haraçit 60,000 euro, përndryshe ai do t’i vrasë ankuesit.

I dyshuari gjendet në arrati.

Rasti, i cili po trajtohet si grabitje, është duke u hetuar.

Ankuesit po pretendojnë se rasti ka ndodhur në Mitrovicën e Jugut më 15 tetor rreth orës 22:30.