Ilustrim

Mitrovicë - Aksident trafiku me të lënduar

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur dje rreth orës 18:30 në rrugën ‘Janka Sedara Vukotica’, në Mitrovicë të Veriut.

Të përfshire në këtë aksident kanë qenë një automjet civil me targa vendore dhe një këmbësor i mitur kosovar.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar viktima, i cili është dërguar në spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor dhe është nën për kujdesin e mjekëve.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, është iniciuar rasti dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.