Mitrovicë, Agim Agushi do tentojë të thejë rekordin “Guinness” për zhonglim me top

Minimum 2 kilometra  dhe 60 minuta do t’i duhen zhonglerit Agim Agushi ecje nga prapa duke zhongluar me top në kokë pa ndërprerë për ta thyer rekordin botëror “Guinness”.

Kjo do të organizohet me ndihmën e Komunës së Mitrovicës, të martën me 18 gusht tek hapësirat e Liqenit Akumulues në Mitrovicë.

Sipas njoftimit gara do të mbahet në orën 18:00.

Nënkryetari i komunës se Mitrovicës Faruk Mujka ka potencuar se shënimi i rekordit të ri “Guinness” do t’u dedikohet të gjithë viktimave dhe të prekurve me virusin COVID-19, që ka kapluar jo vetëm Kosovën, por gjithë botën.

Ndërsa zhongluesi, Agim Agushi, falënderoi kryetarin dhe nënkryetarin për mikpritjen dhe organizmin e garës.