Mitrovicë, 7 policë të infektuar me COVID-19 dhe 21 të tjerë në vetizolim

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar për KALLXO.com rastet me COVID-19 në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë.

Sipas Zahitit deri më tani janë 7 zyrtarë të infektuar, prej tyre dy të shëruar përderisa 5 raste mbesin aktive.

Më tej Zahiti ka thënë se 21 zyrtarë të tjerë kanë qenë në vetizolim, nga ta 15 vazhdojnë ende të jenë në vetizolim.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, 118 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe 157 të tjera janë shëruar. Ndërsa 5 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 duke e çuar numrin total në 135.

Nga 118 rastet pozitive me COVID-19, 6 raste janë nga Komuna e Mitrovicës.