Mitrovicasit që prodhuan targa false të automjeteve dënohen me burg

Gjashtë muaj burg janë dënuar dy punonjës të një kompanie reklamash në Mitrovicë nënë akuzën se prodhuan tabela false të makinave.

Skender Muja dhe Shyqri Çeliku pretendohet e prodhuan të paktën 12 palë tabele false për makina. Aktakuza sqaron se tabelat ishin shitur në vlerë nga 5 deri në 18 euro. Dy të akuzuarit në gjykimin e mbajtur para gjykatësit Bekim Velqi kanë pranuar fajësinë ndërsa gjykata ka vendosur që ata të dënohen me nga 6 muaj burgim. Sipas ligjit gjykata ka vendosur që dënimin me burg ta shndërroi në dënim me gjobë prej 1 mijë e 300 euro.