Mitrovicasi u jep 400 maska personave që po prisnin të merrnin asistencën sociale

Në Mitrovicë, para Postës së qytetit, është parë një qytetar duke u shpërndarë maska personave që ishin duke pritur në radhë për të marrë asistencën sociale.

KALLXO.com ka zbuluar se qytetari që i dha 400 maska falas është Blerim Fetahu.

I kontaktuar nga KALLXO.com, Fetahu tha se bëhet fjalë për maska të qepura në punëtorinë e tij “Picasso Design”.

Ai premtoi se nesër do të dorëzojë edhe 300 maska në Departamentin e Shëndetësisë.