Mitrovicasi shpërndan maska falas edhe për zjarrfikësit e mirëmbajtësit e rrugëve

Dje qytetari Blerim Fetahu kishte shpërndarë 400 maska për personat që ishin duke pritur në radhë për të marrë pagesat e socialit.

Pasi u kontaktua nga Kallxo.com, ai premtoi se sot do t’i shpërndante edhe 300 maska të tjera në Departamentin e Shëndetësisë.

Por ai tha për KALLXO.com se për shkak të  orës policore nuk kishte mundur t’i dërgonte maskat te punonjësit e shëndetësisë.

Ai i kishte dhuruar 200 maska në Stacionin Policor në Mitrovicë për policinë e patrullave dhe të forenzikës.

Sot ai i ka dhuruar 50 maska zjarrfikësve të regjionit të Mitrovicës dhe 50 maska i ka dhuruar Kompanisë së pastrimit “Uniteti”.

Mitrovicasi u jep 400 maska personave që po prisnin të merrnin asistencën sociale