Foto: Ilustrim

Mitrovicasi arrestohet pasi goditi disa herë babain e tij me thikë

Një person është arrestuar në Mitrovicë nën dyshimet për vrasje në tentativë.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar nën dyshimet se ka sulmuar fizikisht babain e tij, duke e goditur me thikë disa herë.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Sipas viktimës i dyshuari ka probleme mendore dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.