Objekti i Komunës së Mitrovicës | Foto: KALLXO.com

Mitrovica ndan shujta ditore punonjësve të komunës

Punëtorët e Komunës së Mitrovicës tani e tutje do të përfitojnë mjete për shujta ditore.

Vendimi për këtë u miratua në Kuvendin Komunal në mënyrë anonime pas kërkesës së bërë nga sindikata e punëtorëve të komunës.

Sipas propozimit të bërë nga Sindikata është kërkuar të ndahet shujta për punonjësit e komunës të cilët punojnë me orar të plotë tetë orë në ditë në vlerë prej 2.50 për vitin 2021.

Po ashtu në kërkesën e sindikatës thuhet se këtë shujtë punonjësit e komunës e kishin marrë deri në vitin 2011 dhe më tutje nuk ka vazhduar dhënia e saj.