Mitrovica e Veriut dhe Zveçani dalin nga karantina

Mitrovica e Veriut dhe Zveçani sonte dalin nga karantina me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Këto dy qytete kanë hyrë në karantinë me datën 3 prill, dhe një muaj pas do të hiqen nga karantina.

Kështu ka mësuar KALLXO.com përmes burimeve brenda Ministrisë.

Pas futjes në karantinë, këto dy qytete kanë pasur kufizim të lëvizjes së qytetarëve, duke mos u lejuar askush të hyjë ose të largohet nga këto komuna përveç për arsye shëndetësore, furnizim me ushqim ose ilaçe.

Mitrovica e Veriut dhe Zveçani shpallen zonë karantinë