Mitrovica e Veriut blen mjete për mbrojtje nga COVID-19 në vlerë 145 mijë euro

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka blerë mjete për mbrojtje nga coronavirusi në vlerë 144 mijë e 750 euro.

Kontrata me kompaninë fituese “Agani L.t.d” është nënshkruar brenda një jave përmes një procedure të negociuar.

Tenderi ishte iniciuar më 31 mars dhe është nënshkruar më 6 prill.

Kompania fituese do të furnizojë Qendrën Shëndetësore të Mitrovicës së Veriut me 6 lloje të materialeve mjekësore.

Mitrovica e Veriut ka porositur 2 mijë pako (nga 50 copë) maska mjekësore kirurgjike, 1 mijë maska mbrojtëse pa valvula, 2 mijë kostume mbrojtëse, 2 mijë pako me doreza mbrojtëse – josterile, 1 mijë pako me doreza kirurgjikale sterile dhe 1 mijë e 500 sanitizatorë të duarve.

Kohëzgjatja e kontratës është 9 muaj.

Sot janë konfirmuar edhe tre raste të reja me coronavirus në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, duke e rritur numrin në 35 raste të konfirmuara.

Më poshtë gjeni tabelën me produktet e porositura nga Komuna e Mitrovicës së Veriut.