Burimi i fotos: Washingtonpost.com

Misteri i ngordhjes së peshkut në Florida

Një valë tjetër e ‘algave të kuqe’ la të ngordhur 15 ton peshq në gjirin Tampa, në Florida

Ngjala, breshka deti të vogla si dhe me tonelata peshq janë gjetur të ngordhura në gjirin e Tampa në Florida.

“Kurrë në jetën time nuk kam parë një tragjedi të tillë,” ka thënë për Washington Post peshkatari Glen Nguyen.

Peshq të ngordhur kanë përfshirë një pjesë të brigjeve të Tampa-s që nga fillimi i qershorit si shkak i një fenomeni të quajtur “red tide”, një algë toksike që është shpërndarë brenda në ujë.

Që nga Stuhia Tropikale Elsa e cila përfshiu Florida-n javën e kaluar, ky problem veç se është rënduar nga erërat e forta të cilat kanë shtyrë peshqit e ngordhur në brigjet e St.Petersburgut, duke rrethuar banorët dhe vizitorët në një atmosferë mbytëse.

“Gjiri Tampa-s është me të vërtetë shumë keq. Është një gjendje që nuk e kemi parë prej dekadash”, ka thënë Justin Bloom për Tampa Bay Times, avokat nga Florida dhe në të njëjtën kohë avokat i mjedisit.

Ditën e premte, ekipet e pastrimit kishin mbledhur 15 ton të peshqve të ngordhur pas 10 ditëve pastrimi.  Gjatë 24 orëve të fundit, nëntë ton i peshqve të ngordhur janë mbledhur”, ka njoftuar menaxherja e Emergjencës në St. Petersburg, Amber Boulding.

Sipas Departamentit Publik të Shëndetësisë në Florida ekspozimi i njerëzve ndaj “algave të kuqe” mund të shkaktojnë kollitje, irritim në sy, hundë dhe fyt.

Është ende e paqartë se nga shkaktohet “red tide”, por dyshohet se gjendja u përkeqësua kur 215 milionë litra ujë të ndotura, me përmbajtje azoti u derdhën në gjirin Tampa në fillim të këtij viti, raporton Tampa Bay Times.