Ilustrim

Misteri i bizneseve pa arka fiskale

Në Kosovë ende nuk dihet saktësisësht se sa biznese duhet të kenë arka fiskale.

Nga 60 mijë biznese të regjistruara vetëm 37% e tyre kanë arkë fiskale ndërsa nuk ka një shpjegim pse bizneset e tjera operojnë pa arka.

Sipas legjislacionit për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike dhe sistemeve fiskale, të gjithë personat të cilët bëjnë furnizime të mallrave dhe/ose shërbimeve në qasje të publikut duhet të pajisen me pajisje elektronike fiskale, e cila në radhë të parë përfshin arkën fiskale.

Në anën tjetër, kategoritë e ndërmarrjeve apo bizneseve që përjashtohen nga pajisja me arka fiskale janë ato që ofrojnë shërbime të energjisë, shërbime komunale, të telekomunikacionit dhe ndërmarrje tjera të cilat kompensimin për mallin e shitur ose shërbimin e dhënë e paguajnë përmes dorëzimit të faturave të përllogaritjes së konsumit përmes instrumenteve matëse si energjia elektrike, uji, ngrohja, telefoni ose kanë formë tjetër të faturimit sikurse kompanitë për menaxhimin e mbeturinave, etj.

Derisa udhëzimi përkatës është i qartë, problematike mbetet situata në teren apo numri i bizneseve që hynë në këtë kategori.

Të dhënat mbi këto elemente janë të ndryshme dhe krijojnë një pasqyrë të paqartë mbi gjithë procesin.

Po ashtu, as ATK nuk ka dhënë një përgjigje definitive sa i përket numrit të bizneseve pa arka fiskale.

ATK në përgjigjen sipas pyetjeve të dërguara mbi numrin e bizneseve pa arka fiskale, është bazuar në të dhënat e raportit të auditimit të bërë nga Zyra Kombëtare e Auditimit derisa sa i përket asaj se çfarë veprimtarie kryejnë ato biznese, ATK vetëm ka listuar kategoritë e bizneseve që përjashtohen por nuk ka dhënë një shifër të vlerësuar nga ATK mbi numri i bizneseve që nuk kërkohet të kenë arka fiskale.[1]

Sipas raportit vjetor të auditimit të ZKA për ATK-në për vitin 2018[2], numri i bizneseve që nuk kërkohet të fiskalizohen është 2,321 biznese derisa nga gjithsej 63,025 biznese, të fiskalizuara janë 23,271 biznese apo gjithsej 37% e bizneseve. Nëse kësaj të fundit i shtojmë edhe numrin e bizneseve që nuk kërkohet të fiskalizohen, del që ATK deri në fund të 2018 ka fiskalizuar rreth 40% të bizneseve në Kosovë.

 

Biznese gjithsej 63,025 100%
Biznese të fiskalizuara 23,271 37%
Biznese që nuk kërkohet të fiskalizohen 2,321 3.7%
Biznese të pa fiskalizuara 37,433 59.3%

Sipas vlerësimeve të të njëjtit institucion, mirëpo bazuar në raportin e vitit 2019[3], numri i bizneseve të fiskalizuara në fund të 2019 është rritur për 9,540 në krahasim me dhjetorin e vitit 2018. Apo, nga 23,271 sa ishin biznese të fiskalizuara në fund të 2018, numri i tyre në fund të 2019 ishte rritur në 32,811.

Në anën tjetër, nëse marrim si referencë numrin e përgjithshëm të bizneseve nga viti 2018 (63,025), sepse raporti i vitit 2019 nuk flet për numrin e bizneseve gjithsej, pa llogaritur dallimet që dalin nga krijimi dhe shuarja e bizneseve, del që rreth 30,214 apo afërsisht 48% e bizneseve janë ende të pafiskalizuara.

Raporti i vitit 2019 nuk flet për ndonjë shifër aktuale të numrit të bizneseve që nuk kërkohet të fiskalizohen.

Sipas raportit vjetor të ATK-së për vitin 2019[4], numri i përgjithshëm i bizneseve të fiskalizuara është 32,731, pra shumë i afërt me të dhënat si më sipër (32,811).

Mirëpo, nuk ka të dhëna se sa biznese nuk detyrohen të kenë arka fiskale dhe sa është numri i përgjithshëm i bizneseve nga të cilat 32,731 janë të fiskalizuara.

Po ashtu, sipas këtij raporti, të dhënat mbi numrin e bizneseve të fiskalizuara në mes 2018 dhe 2019 dallojnë dukshëm me ato të ofruara nga ZKA.

Në këtë mënyrë, sipas ATK, gjatë periudhës janar-dhjetor 2019 janë fiskalizuar 2,347 biznese të reja kurse raporti i ZKA-së për vitin e njëjtë ofron që janë fiskalizuar 9,540 biznese.

Pra, numri i bizneseve të fiskalizuara në mes të fundit 2018 dhe fundit 2019 është rritur për 9,540 biznese.

Nëse shifrat e dhëna nga raporti i ATK-së për vitin 2019 i ndajmë sipas kontributit të drejtorive rajonale në pajisjen e bizneseve me arka fiskale, del që vetëm 24 biznese më shumë janë fiskalizuar në vitin 2019 krahasuar me vitin 2018.

Në vitin 2018 janë fiskalizar gjithsej 2,323 biznese kurse në vitin 2019 janë fiskalizuar 2,347 biznese apo vetëm 24 biznese më shumë.

Tabela në vazhdim paraqet kontributin e drejtorive rajonale dhe Departamentit të Tatimpaguesve të Mëdhenj (DMT) në fiskalizimin e bizneseve në vitin 2018 dhe 2019.

 

Aktiviteti DTM Pr. 1 Pr. 2 Pr. 3 Gjil. Fer. Priz.1 Priz.2 Gjak. Pejë Mit. Total
Numri i bizneseve të pajisura me arka fiskale (2018)

 

 

4

 

491

 

255

 

119

 

286

 

339

 

238

 

65

 

121

 

250

 

155

 

2,323

Numri i bizneseve të pajisura me arka fiskale (2019)

 

 

6

 

557

 

309

 

164

 

198

 

238

 

208

 

83

 

96

 

360

 

128

 

2,347

Dallimi 2018/2019

 

+2 +66 +54 +45 -88 -101 -30 +18 -25 110 -27 24

Burimi: Raport vjetor i ATK-së 2019

Siç shihet nga tabela sipër, Gjilani, Ferizaj, Prizreni 1, Gjakova dhe Mitrovica kanë pajisur numër më të vogël të bizneseve më 2019 sesa në vitin 2018.