Mish pule, pije e duhan kontrabandë nga Serbia konfiskohen në Kamenicë

Një veturë e dyshuar me tabela të Serbisë është ndaluar në fshatin Rogoçicë të Komunës së Kamenicës.

Nga e njëjta veturë janë konfiskuar 270 kilogram mish i pulës, 48 kanaqe pije energjike, 1 kilogram duhan dhe dy paketime me cigare.

Konfiskimi u bë pas kontrollit të automjetit të dyshuar.

Pas konsultimit me prokurorin e shtetit mallrat dhe vetura e të dyshuarit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor, i dyshuari është liruar.

Rasti është iniciuar si kontrabandë me mallra.