Mirosllav Lajçak mirëpret vendimin e Qeverisë për heqjen e reciprocitetit

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka reaguar pas vendimit të sotme të Qeverisë së Kosovës për të hequr masat e reciprocitetit.

Lajçak e ka mirëpritur vendimin e sotëm të Qeverisë duke thënë se mund të fillon dialogu Kosovë-Serbi.

“Unë mirëpres vendimin e sotëm të qeverisë në Kosovë për të hequr masat e fundit të reciprocitetit. Heqja e shpejtë e pengesave për rifillimin e Dialogut të lehtësuar tregon një angazhim të qartë të Kosovës për t’u rikthyer në tryezë pa vonesë”, ka shkruar në Twitter Lajçak.

Ai kishte reaguar pas vendimit të ish qeverisë Kurti, që kishte vendosur të shtoj masat e reciprocitetit, para disa ditësh.

Daçiq reagon ndaj masave të reja të reciprocitetit të vendosura nga Qeveria Kurti

Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti ka hequr sot masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, dukë thënë se kështu do t’i mënjanojnë pengesat që janë shfaqur në rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi.