Qeveria e Kosovës

Miratohet strategjia Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje

Qeveria e Kosovës ka miratuar Strategjinë Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave 2022-2026.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se kjo strategjitë është në përputhje me zotimet e tyre dhe programin qeverisës. Sipas Haxhiut, deri më tani kanë punuar me prioritet në këtë drejtim.

“Kjo strategji është në përputhje me zotimet tona që të luftojë dhunën në familje dhe ndaj grave dhe kjo tregon vizionin tonë për parandalimin e kësaj dukurie. Kemi thënë që e konsiderojmë një nga proceset më të detajuara për dhunën në familje dhe ndaj grave në Kosovë”, tha Haxhiu.

Haxhiu për këtë strategji ka folur edhe në konferencën pas mbledhjes së qeverisë. Sipas saj kjo strategji nuk duhet ta ketë fatin e strategjive tjera të mbetet në sirtar.

“Shpresoj që kjo strategji të mos mbetet në sirtar sikurse strategjitë e tjera në të kaluarën. Dhuna në familje nuk është çështje private dhe duhet të raportohen dhe shpresoj të mos kemi neglizhim të institucioneve për trajtimin e tyre”, shtoi ajo.

Edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se kjo strategji është një hap drejt parandalimin të dhunës në familje