Miratohet raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci ka bërë me dije se kanë votuar pro 104 deputetë, 7 kundër, 2 abstenime dhe 1 fletë votimi ishte e pavlefshme.

Gjatë ditës së sotme deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë mbledhur për të votuar për shkarkimin e Ilir Metës nga pozita e presidentit të vendit.

Kryeministri Edi Rama, ka kërkuar që sot Parlamenti të flasë me votë për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe të shprehë vullnetin e më shumë se 90% të qytetarëve shqiptarë. /Top-channel.tv/