Miratohet projektligji që rregullon të drejtën pronësore për shtetasit e huaj në Kosovë

Qeveria e Kosovës e ka miratuar projektligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë.

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka prezantuar para kabinetit qeveritar këtë projektligj duke thënë se kjo parasheh që shtetasit e huaj mund të fitojnë të drejtën pronësore në Kosovë me kusht që të ketë reciprocitet në vendet e këtyre shtetasve.

“Projektligji rregullon fitimin e të drejtës pronësore me kusht që të ketë reciprocitet që edhe shtetasve të Kosovës në këto shtete t’i jepet e drejta pronësore”, tha ministrja Haxhiu.

Ky projektligj rregullon edhe të drejtën se cilat prona nuk mund të jenë në pronë e shtetasve të huaj, siç janë tokat bujqësore, pyjet parqet etj.

Ky projektligj pritet të shkoj në Kuvendin e Kosovës në njërën nga seancat e radhës.