Foto nga një mbledhje e kaluar e Qeverisë - Foto: ZKM

Miratohet projektligji për përfaqësimin e Institucioneve shtetërore në Arbitrazh

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për përfaqësimin e institucioneve shtetërore në Arbitrazh.

Në fjalën e saj, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kërkoi nga kabineti qeveritarë të votojnë pro këtij projektligji, që sipas saj, përcakton kompetencat e avokatëve shtetërorë.

“Ju njoftoj që nga marrja e mandatit kemi punuar në avokaturën shtetërore dhe kemi rritur numrin e avokatëve shtetërorë” – tha Haxhiu.

“Projektligji parasheh, përcaktimin e kompetencave të avokaturës shtetërore, mënyrën e raportimit të avokatit të përgjithshëm shtetërorë, rregullimin e punës se avokatit te komunës. Ky është një nga prioritetet e radhës të MD-së” – vlerësoi Albulena Haxhiu të mërkurën në mbledhje të ekzekutivit.