(Ilustrim) - Foto: Naser Sertolli/KALLXO.com

Miratohet Projektligji për çmimet e barnave

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për çmimet e produkteve medicinale.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka thënë se me këtë ligj, një bar do të ketë çmim të njëjtë në të gjitha barnatoret në vend.

“Projektligji ka për qëllim që kostoja e barërave të jetë e përballueshme e krahasueshme me vendet e rajonit. Nëpërmjet tij krijohet një infrastrukturë transparente për furnizimin me barna, rregullon lartësinë e marzhës, metodologjinë e përcaktimit të çmimeve, publikimin zyrtar të çmimeve, mbikëqyren, ankesën dhe sanksionet kundërvajtëse”- ka thënë ai.

Ndërsa, sipas kryeministrit Albin Kurti, përmes këtij Projektligji do të kursehen mjete të shumta të qytetarëve.

“Një politik të re e cila do të vendos rregull në çmimet në produkteve farmaceutike, ai do ti mbroj qytetarët nga shpenzimet për barna. Me këtë ligj do të keni çmimet më të lira për qytetarët tanë”- ka thënë Kurti.