Miratohet programi qeverisës për Qeverinë Kurti II, pjesë e tij edhe padia për gjenocid ndaj Serbisë

Kabineti qeveritar në mbledhjen sotme ka miratuar programin Qeverisë të Republikës së Kosovës për vitin 2021-2025.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë, ka folur për planin qeverisës. Ai tha se programi qeverisës pasqyron qasjen dhe parimet që do të ndiqen përgjatë qeverisjes sikurse prioritetet dhe iniciativat që do të merren për të përmirësuar gjendjen në vendin tonë në gjitha fushat.

Proritet i qeverisë sipas Kurtit është menaxhimi i pandemisë.

“Qeveria synon të fokusohet në dy prioritete më urgjente menaxhimi i pandemisë së shkaktuar nga Covid 19 duke synuar të minimizohen pasojat në shëndetin publik dhe lehtësimi i pasojave ekonomike e sociale të shkaktuara nga pandemia e të cilat kërkojnë mobilizimin e potencialit tonë shtetëror. Prioritet është sigurimi i vaksinave jemi duke punu janë konfirmu një numër solid i tyre”, tha Kurti.

Kurti tha se synojnë deri në fund të vitit të sigurojmë imunizimin e 60 për qind të popullatës.

Kurti ka përmendur edhe disa prioritete të tjera.

“Zotimet tona për krijimin e bankës zhvillimore dhe fondit sovran do t`i realizojmë deri në fund të mandatit kurse vitin e ardhshëm do të shuhet Agjencioni Kosovar i Privatizimit. Prioritet i yni është luftimi i krimit i korrupsionit dhe transformimi social dhe ekonomik i vendit nëpërmjet një qeverisje që synon mundësi të barabarta për gjithë qytetarët e Kosovës”, tha Kurti.

Kurti u zotua se nuk do të ketë qytetarë në varfëri ekstreme, do të ketë shtesa për fëmijë, ndërtim i  160 çerdheve të reja për fëmijë, banim social për 4 mijë familje, rritja e fondit të sigurimeve shëndetësore, asetet strategjike do ti mbështesin, Trepçën do ta bëjnë ndërmarrje fitimprurëse.

Kurti shtoi se deri në fund të mandatit do të angazhoheni për qasje për ujë të pijshëm gjithandej dhe të zgjidhet problemi me ujëra të zeza në Kosovë.

Kurti paralajmëroi edhe përgatitjen e padisë për gjenocid të Serbisë në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti tha se janë disa detaje që do të rregullohen. Sipas tij menjehër pas diskutimit dhe miratimt do t’i bëhet një lektyrë e plotë dhe do të plotësohet me disa pjesë që i mungojnë në gjuhen serbe.

I gjithë kabineti qeveritar ka votuar pro, përveç ministrit Goran Rakic i cili tha se nuk do të votojë planin qeveritar për shkak që nuk e ka marrë me kohë materialin.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu propozoi që në kuadër të agjendës legjistalive të përfshihet edhe plotësim ndryshimi i ligjit për agjencinë e konfiskimit të pasurisë së palujshtshme.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla pati një propozim, i cili u miratu.

“Në kuadër të agjendës legjistlative të futet edhe një propozim për ligjin për inspektimet administrative”, tha ai.

Programi i Qeverisë Kurti për vitet 2021 – 2025 është miratuar në mbledhjen e 7 majit.