Miratohet plani për rritjen e testimeve për COVID-19

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Ministri i Shëndetësisë ka propozuar planin e veprimit për rritjen e mbulueshmërisë së popullatës me testime për COVID-19.

“Grupi profesional i Ministrisë së Shëndetësisë u përcaktua  për një plan të veprimit që është rritja e mbulueshmërisë së popullatës me testime për COVID-19”, ka thënë Zemaj.

Hartimi i planit për testime me COVID-19 u votua nga të gjithë pranishmit.