Ilustrim - Logot e partive politike kosovare

Miratohet në parim Projektligji për financimin e subjekteve politike

Me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim Projektligjin për  Financimin e Subjekteve Politike.

“Ngarkohet komisioni funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe kuvendit t’ia paraqesin raportet me rekomandime”, tha kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.