Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Miratohet në parim buxheti për vitin 2022

Me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.7 miliardë euro.

Miratimit në parim i parapriu një diskutim mes deputetëve të opozitës dhe pozitës.

Deputetë nga LDK e PDK kundërshtuan disa prej planifikimeve në Projektligjin për vitin 2022.

Hekuran Murati paraqet projektligjin për buxhetin e vitit 2022

www.kallxo.com