Seanca e Kuvendit më 4 qershor 2020, FOTO: Kuvendi i Kosovës

Miratohet në lexim të parë rishikimi i buxhetit për vitin 2020

Me 67 vota për, 1 abstenim Kuvendi e ka miratuar në lexim të parë rishikimi i buxhetit, përkatësisht plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 202

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se nuk mund ta mbështesin rishikimin e buxhetit.

“Vonesat për pagesat e këtyre ndihmave janë bërë për shkak se është rrëzu qeveria prej juve dhe prej juve atje nalt andaj gjithë jeni hipokrit kur e akuzoni LVV për pagesën e 170 eurove. Ne po e kundërshtojmë keqpërdorimin e buxhetit nga kjo qeveri ilegale dhe jolegjitime. Sa për sqarim, paratë që do t’i marrin qytetarët janë rreth 30 milion euro. Këta si qeveri po kërkojnë që na me i autorizu për 300 milion euro pa tregu se ku do ti qojnë pjesën tjetër”, tha Murati.

Murati tha se me këtë projektligj të gjitha projektet kapitale janë shkurtu për 50 për qind, e për një projektligj sipas tij ka pas rritje për 125 mijë euro.

“Është tenderi të cilin e ka fitu kompania e Blerim Kuqit”, tha ai.

Nga ora 16:00 pritet të mbahet seanca e re me Raportimin e Kryeministrit dhe debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19