
Miratohet në lexim të dytë Projektligji për financimin e subjekteve politike
04.8.2022 - 20:23
Me 64 vota pro, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për financimin e subjekteve politike.
Pro projektligjit janë shprehur LVV dhe AAK.
Pal Lekaj nga AAK tha se janë pro Projektligjit por kanë vërejtje për nenin 30.
Gjatë seancës së sotme, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive të pavarura, Projektligjin për Inspektoratin Shëndetësor dhe Sanitar, Projektligjin për të Drejtën Ndërkombëtare Private.