Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Miratohet logoja e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar më 20.09.2024 se është miratuar logoja e këtij institucioni.

Sipas njoftimit, logo është miratuar në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit bazuar në përzgjedhjen e jurisë profesionale.

Ndërsa tutje thuhet se logoja vendoset në hapësirat e Kuvendit, në zyrat e deputetëve, në dokumente e akte të brendshme, në komunikimet e deputetit me palët e treta, në botime e publikime ose në aktivitete, të cilat organizohen nga Kuvendi.

Foto: Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës më 01.03.2024, pati ka hapur konkurs për dizajnim të logos së këtij institucioni në vlerë 10 mijë euro.

Sipas thirrjes së publikuar në faqen e Kuvendit të Kosovës dhe në e-prokurim, për vendin e parë ishin paraparë të ndahen 7 mijë euro, për të dytin 2 mijë dhe për të tretin 1 mijë euro.