Miratohet Kodi për mbështetjen e bizneseve të grave në Kosovë

Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës për rishikimin e buxhetit u miratua Kodi për mbështjetjen e bizneseve të grave në Kosovë.

Sipas propozueses së amandamentit, deputetes së Vetëvendosjes dhe njëherazi anëtares së Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Mimoza Kusari-Lila ky kod hyn në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe  nën Agjencionin për promovim dhe mbështetje të bizneseve, kodti subvencione dhe grante.

Kusari-Lila ka thënë se vlera e ndarë për grante të dedikuara bizneseve të grave për pjesën e mbetur të vitit 2020 është 400,000 euro.

“Për të gjitha gratë dhe vajzat në biznes, uroj e shpresoj që sadopak të arrijmë të ju ndihmojmë në tejkalim të situatës aktuale dhe në rritje e promovim të afarizmit tuaj në të ardhmen”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.