Miratohet buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2025

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin e kryeqytetit për vitin e ardhshëm, 2025.

Me 25 vota për dhe një abstenim u arritë që përmes seancës së jashtëzakonshme sot 09.12.2024, të votohet pas tri herë dështimi të dalë në votim, si shkak mungesa e kuorumit. Buxheti i Prishtinës për vitin 2025 do të jetë 128 milionë euro.

Partitë opozitare LVV dhe PDK që edhe përbëjnë shumicën në asamblenë komunale nuk e pranonin kalimin e këtij buxheti nën prentendimin se ‘u shpërben interesave të kryetarit dhe se nuk ka pasur diskutim për draftin e tij’.

Nga këto dy parti, sot munguan shumica e asamblistëve përveç Berat Lahu dhe Edmond Azemi nga LVV-ja dhe Arbnora Ajeti nga PDK-ja të cilët ishin prezent.

Sipas Ligjit për Vetëqeverisje lokale, nëse buxheti nuk kalon brenda vitit fiskal, komuna vitin vijues mbetet me buxhet të vjetër dhe rrezikon shpërndarjen e Kuvendit.

Për herë të tretë dështon miratimi i buxhetit të Prishtinës për 2025