Miratohen propozimet për prodekanë në njësitë akademike në Universitetin e Prishtinës

Sot në mbledhjen e parë të Senatit të ri u miratuan propozimet për kandidatët për prodekanë në njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës.

Listat e kandidatëve të propozuar që u miratuan për njësitë akademike janë:

Prodekan për mësimdhënie dhe çështje për studentë në Fakultetin Filozofik – Selim Bezeraj, për financa dhe infrastrukturë – Muhamet Qerimi dhe për kërkime shkencore – Adem Beha.

Në Fakultetin e Shkencave matematiko-natyrore prodekan për mësimdhënie dhe çështje për studentë – Avni Berisha, ndërsa për financa dhe infrastrukturë – Kajtaz Bllaca.

Në Fakultetin e Filologjisë prodekan për mësimdhënie dhe çështje për studentë – Avdi Visoka, për financa dhe infrastrukturë – Isa Memishi dhe Milote Sadiku për cilësi dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Prodekan për mësimdhënie dhe çështje për studentë në Fakultetin Ekonomik – Skënder Ahmeti, ndërsa për financa dhe infrastrukturë – Alban Elshani.

Në Fakultetin e Ndërtimtarisë prodekan për mësimdhënie dhe çështje për studentë – Hajdar Sadiku, ndërsa për financa dhe infrastrukturë – Ymer Kuka.

Në Fakultetin e Inxhinerisë Elektrike dhe Kompjuterike, prodekan për mësimdhënie dhe çështje për studentë Qamil Kabashi, për kërkime shkencore dhe bashkëpunim ndërkombëtar Kadri Sylejmani, ndërsa për financa dhe infrastrukturë Milaim Zabeli.

Në Fakultetin e Mjekësisë prodekan për mësimdhënie dhe çështje për studentë – Valon Krasniqi, për financa dhe infrastrukturë – Pranvera Breznica dhe për shëndetësi – Fatos Sada.

Në Fakultetin e Arteve, prodekan për mësimdhënie dhe çështje për studentë – Florita Raifi, për financa dhe infrastrukturë – Besar Zahiti dhe arte vizuale – Mehmet Behluli.

Në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, prodekan për mësimdhënie dhe çështje për studentë – Alltane Kryeziu, për financa dhe infrastrukturë – Jehona Shkodra dhe mjekësi veterinare – Mentor Alishani.

Në Fakultetin e Edukimit Fizk dhe Sportit, prodekan për mësimdhënie dhe çshtje për studentë – Florim Miftari, për financa dhe infrastrukturë – Bylbyl Sokoli dhe kërkime shkencore – Hasim Rushiti.

Në Fakultetin e Edukimit për studime bachelor – Kastriot Buza, ushtruese e detyrës për prodekane për master, Blerta Perolli dhe për doktoraturë – Majlinda Gjelaj.

Në Fakultetin e Arkitekturës, prodekane për mësimdhënie dhe çështje për studentë – Vlora Navakazi.

Ndërsa për Fakultetin Juridik nuk pati kandidatë të propozuar.