Miratohen ndryshimet për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit

Qeveria e Kosovës ka miratuar plotësim/ndryshimet në Ligjin për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ndryshimet janë bërë sipas direktivave të BE-së.

Murati tha se me miratimin e këtyre ndryshimeve synohet luftimi i terrorizmit dhe i shpëlarjes së parave.

“Këto ndryshime të Projektligjit adresojnë nevojën për rregullimin e dispozitave ligjore të cilat së fundmi janë rreguluar në nivelin e strandardeve ndërkombëtare të Task-forcës për veprim financiar dhe direaktivës të Bashkimit Europian për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për qëllime të pastrimit të parave dhe finnacimit të terrorizimit- tha Murati gjatë mbledhjes së qeverisë.

Murati tha se ky projektligj do t’i shërbejë edhe objektivit të Qeverisë së Kosovës në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.