Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Miratohen ndryshimet e disa ligjeve nga ana e Qeverisë

 

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme i ka dhënë drite jeshile shqyrtimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Cështje Penale si dhe Projektligjit për të Drejtën Ndërkombëtare.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu tha se këto dy ligje janë të rëndësishme për Kosovën për shumë arsye.

Ndryshimi i Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale sipas tij lehtëson procedurat për ekstradimin e personave të dyshuar dhe ngushton afatet.

Kurse, shqyrtimi i Projektligjit për të Drejtën Ndërkombëtare, sipas tij është i veçantë sepse në fuqi është një ligj ekzistues i vitit 1993.

“Ky projektligj përcakton juridikson e gjykatave të Kosovës dhe e ekzekutimit të vendimeve të gjykatave ndërkombëtare. Për nga rëndësia është sikurse kodet penale të Kosovës”, tha Sallahu.

Qeveria Kosovës po ashtu ka miratuar dy projekligje te cilat sipas ministri të ambntit, Liburn Aliu janë në përputhje me legjistacionin e BE-së dhe përmrsojnë ambientin në Kosovë.

Projekligji për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja dhe Projektligji për mbeturinat nga Industritë Nxjerrëse të Mineraleve, kanë marrë dritën e gjelbërt të ministrave të kabinetit qeveritar të qeverisë Kurti.

Po ashtu është miratuar edhe projekt-udhëzimi administrativ për Rregullat dhe Normat e Shkarkimeve në Ajër nga Burimet e Palëvizshme të Ndotjes.

Në po këtë mbledhje është miratuar edhe Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 2021-2025.