
Pamje nga aktiviteti i Shoqatës ‘Miqtë e Amerikës’. Foto: Facebook/Agim Rexhepi.
“Miqtë e Amerikës” mbajnë aktivitete në ditën e inaugurimit të Presidentit të 47-të të SHBA-ve
Shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka organizuar të hënën, më 20.01.2025, disa aktivitete në shenjë mirënjohje për të shënuar inaugurimin e Presidentin e 47 -të të Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Donald Trump.
Fillimisht tek shtatorja e presidentit Bill Klinton në Prishtinë, “Miqtë e Amerikës e kanë zëvendësuar flamurin e mëparshëm të SHBA-së me një flamur të ri të shoqëruar me një fjongo.
Me këtë rast Agim Rexhepi, kryetari i Shoqatës, “Miqtë e Amerikës” tha për media tha se me këtë veprim por respektohet SHBA, flamuri amerikan, institucionin e presidentit të SHBA-së si dhe popullin aleat dhe mik amerikan”.
“Veprimi jonë ka për qëllim që të dërgoj mesazh që në populli i Kosovës në veçanti populli shqiptar di të respektoj aleatët, di të respektoj SHBA-në, dimë të vlerësojmë veprimet e bëra jo vetëm gjatë kohës se fundit, por gjatë historisë që kanë bërë për Kosovën e Shqipërinë”- tha ai, para mediave, duke shtuar se shpreson që edhe presidenti Trump do të vazhdojë traditën e presidentëve të mëparshëm mbështetjen për Kosovën.
Në këtë aktivitet “Miqtë e Amerikës” janë mbështetur nga zjarrfikësit e Prishtinës.
Po në kuadër të shënimeve për nderë të inaugurimit të Presidentit Trump, “Miqtë e Amerikës” kanë mbajtur në selinë tyre edhe një koktej rasti me personalitete të ndryshme.
Donald Trump është betuar sot më 20.01.2025, si president i 47-të i SHBA-së në një ceremoni të organizuar në Kapitol Hill në Uashington.