Qemal Minxhozi, ambasador i Shqipërisë në Kosovë - Foto: KALLXO.com

Minxhozi: 28 Nëntori, dita që i bashkon shqiptarët

 

Sot mbushen 107 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 në Vlorë.

Viteve të tjera si në Kosovë dhe në vende të tjera 28 Nëntori është kremtuar në mënyra të ndryshme. Por këtë vit për shkak të tërmetit çdo gjë ka ndryshuar.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka deklaruar se 28 Nëntori është festa që i bashkon shqiptarët.

“Kosova e Shqipëria kanë shumë festa, por 28 Nëntori është ajo festa që na bashkon”, tha ai në një intervistë për RTK.

Sipas tij duhet punuar që të rritet bashkëpunimi mes Kosovës e Shqipërisë.