Minstri i jashtëm polak: Përgjigja e NATO-s ndaj përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë duhet të jetë "shkatërruese"

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka thënë se Ukraina do t’i “mbrojë” qytetarët e saj në rajonet e kontrolluara nga Moska, për të cilat autoritetet kanë pretenduar se kanë votuar në favor të bashkimit me Rusinë. Zelenskiy tha në një video në Telegram se ne do të veprojmë për t’i mbrojtur njerëzit tanë, si në rajonin e Kherson, në rajonin e Zaporizhzhias, në Donbas, në zonat e pushtuara aktualisht të rajonit të Kharkiv dhe në Krime”. Agence France-Presse raportoi se zyrtarët e mbështetur nga Kremlini në katër rajonet ukrainase që kanë mbajtur “referendume” kanë pretenduar fitoren të martën në mes të dënimit ndërkombëtar të votimeve të falsifikuara.

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Zbigniew Rau, ka thënë se përgjigja e NATO-s ndaj çdo përdorimi të armëve bërthamore në Ukrainë duhet të jetë jo-bërthamore, por “shkatërruese”. Komentet e tij vijnë pasi Dmitry Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, e kërcënoi përsëri Perëndimin me përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë, duke thënë: “Imagjinoni që Rusia është e detyruar të përdorë armën më të frikshme kundër regjimit ukrainas, i cili ka kreu një akt agresioni në shkallë të gjerë, i rrezikshëm për vetë ekzistencën e shtetit tonë. Besoj se NATO nuk do të ndërhyjë drejtpërdrejt në konflikt, edhe në këtë situatë”.

Udhëheqësit evropianë kanë thënë se sabotimi është shkaku më i mundshëm i rrjedhjeve në dy tubacionet e gazit Nord Stream midis Rusisë dhe Evropës, pasi sizmologët raportuan shpërthime rreth linjave të Detit Baltik. Ushtria e Danimarkës shfaqi një pamje të gazit duke flluskuar në sipërfaqen e Balltikut pas dëmtimit “të paprecedentë” të tubacioneve.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka kërcënuar me “përgjigjen më të fortë të mundshme” ndaj çdo ndërprerjeje të qëllimshme të infrastrukturës energjetike evropiane pas dëmtimit të Nord Stream (Rrjedhës Veriore). Policia suedeze tha se ka nisur një hetim paraprak për sabotim të mundshëm. Kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki, i ka quajtur rrjedhjet “një akt sabotimi” që “lidhet me hapin tjetër të përshkallëzimit të situatës në Ukrainë”.

Presidenti Vladimir Putin është planifikuar t’i drejtohet me një fjalim të dy dhomave të parlamentit rus të premten dhe mund ta përdorë këtë adresim për ta shpallur zyrtarisht pranimin në Rusi të territoreve të Ukrainës që mbajtën referendume, tha Ministria Britanike e Mbrojtjes në përditësimin e saj të fundit të inteligjencës. Putin tha të martën se Rusia dëshiron t’i “shpëtojë njerëzit” në ato territore.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se perëndimi nuk do ta njeh asnjëherë aneksimin e territorit ukrainas nga Rusia, të cilin ai e quajti pjesë të një “skeme djallëzore” nga Moska. NATO-ja i denoncoi referendumet si një “mashtrim” dhe “shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës çoi në një gamë të gjerë shkeljesh të të drejtave të njeriut – duke përfshirë vrasjet dhe torturat jashtëgjyqësore – që mund të përbënin krime lufte dhe kishin shkaktuar një situatë të tmerrshme të të drejtave. Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut tha në një raport se ishte veçanërisht e shqetësuar për torturën dhe keqtrajtimin e të burgosurve nga forcat ruse dhe grupet e armatosura të lidhura me to, por se kishte pasur shkelje të të drejtave nga të dyja palët.

Dhjetëra mijëra rusë kanë vërshuar në Gjeorgji dhe Kazakistan nga Rusia fqinje pasi burrat në moshë ushtarake po e shmangin thirrjen ushtarake për mobilizim.

Moska tha se nuk do të kërkonte ekstradimin e rusëve që udhëtojnë jashtë vendit për ta shmangur thirrjen për të luftuar në Ukrainë./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala