Ministrja Rozeta Hajdari merr vendim që të kufizohet rritja e çmimit të produkteve

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, ka bërë të ditur se ka marrë vendim për të kufizuar rritjen e çmimit të produkteve.

Sipas njoftimit të Hajdarit, ka obliguar Inspektoriatin e Tregut që të marrë masat e nevojshme, sipas ligjit.

“Duke e pasë parasysh nevojën e qytetarëve për produkte bazike, pas situatës së krijuar, nga kërcënimi i përhapjes së pandemisë Coronavirus dhe nisur nga informatat që kemi për rritjen e çmimeve nga operatorët ekonomikë që operojnë në tregun vendor dhe me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit, kemi vendosur të urdhërojmë  kufizimin e  rritjes së çmimeve, për produktet që shiten në marketet vendore”, tha Hajdari në mbledhjen e Qeverisë.

Ajo tha se inspektorët do të jenë të angazhuar dhe në teren edhe pas orarit të punës.