Ministrja Rexhepi: Nuk ka nevojë për panikë, ka mjaftueshëm rezerva

Në emisionin “Jeta në Kosovë” po diskutohet për mundësinë e prekjes me Covid-10 në komunitetet e Kosovës, rom, ashkali dhe egjiptas.

Në këtë emision, Ministrja në detyrë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Emilja Rexhepi nuk u pajtua me deputetin, Veton Berisha dhe anëtarin e shoqërisë civile, Bashkim Ibishi se Qeveria nuk po jep mbështetje të mjaftueshme për këto komunitete.

“Vetëm dua të mohoj kolegët e mi të cilët thonë fakte të cilat nuk janë të sakta. Për arsye që si pikë e parë Qeveria nuk ka pasur buxhet, si fillim na është dashur të hartojmë buxhetin”, tha Rexhepi.

“Unë i kam vizituar edhe komunat e izoluara. Klinën, Vitinë, Malishevën… asnjë politikan nuk ka shkuar atje. Do të thotë se Kryetarët e komunave janë aq mirë të organizuar nën kufijtë e mundësive të tyre, nuk mund të kërkojmë prej tyre diçka për të cilën nuk kanë pasur buxhet, nuk kanë pas mundësi fare të funksionojnë”, shtoi ai.

Sipas saj, nuk ka nevojë për panikë sepse ka mjaftueshëm rezerva shtetërore.

“Do të thotë punojmë qetë, nuk bëjmë panikë, ka lidhje në të gjitha komunat, mjell ka, kemi fituar fond të madh nga shteti i cili do të përdoret për ndihmesa mjekësore e cila do të ndahet. Shikoni, për 10 ditë prej paraqitjes së Coronavirusit në shtetin tonë, kemi bërë gjithçka që ka qenë e nevojshme”, tha Rexhepi.