Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Ministrja Nagavci premton dyfishim të numrit të çerdheve publike
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, në emisionin “Kallxo Pernime” u shpreh e bindur se brenda katër vitesh do të dyfishohet numri i çerdheve publike në Kosovë.
“Dyfishim do të arrihet gjithsesi dhe ne qëndrojmë plotësisht me synimin që të shohim edhe tejkalimin e këtij numri”, tha ajo përballë Jeta Xharrës.
Sipas saj, një gjë e tillë do të arrihet jo vetëm përmes ndërtimit të objekteve të reja, por edhe përmes riorganizimit në objektet ekzistuese që nuk përdoren më.
“Për ne synim është edukimi i hershëm dhe pabarazia në qasjen në çerdhe. Andaj, gjatë mandatit do të dyfishohen dhe përveç ndërtimit të objekteve të reja, ajo çka ne do të punojmë është edhe ripërshtatja e ambienteve ekzistuese duke i përmbushur të gjitha standardet për edukimin e hershëm”, tha Nagavci.
Aktualisht në vend janë vetëm 44 çerdhe publike.