Studentët në UP, Fotot: Getiana Ahmeti, KALLXO.com

Ministrja Nagavci fton studentët të aplikojnë në programin për studime Master në ShBA

Programi Fulbrght ka hapur konkursin që u ofron studentëve të kryejnë studime Master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka ftuar studentët e Kosovës të aplikojnë në programin për studime Master në institucionet e ShBA-së.

Nagavci ka thënë se këtë vit me nënshkrimin e memorandumit të ri, janë dyfishuar fondet për këtë program të shkëmbimit akademik ShBA – Kosovë.

“Do të ofrojmë mbështetjen e plotë gjithmonë për të përgatitur gjenerata që do të marrin përsipër zhvillimin e Kosovës. Prandaj, uroj që të shfrytëzoni këtë mundësi dhe të ktheheni të përgatitur për ta marrë në duar të ardhmen tone”, ka thënë ajo.

Konkursi për vitin akademik 2023-2024 për studime Master në institucione prestigjioze amerikane është hapur.

Studentët mund të aplikojnë për bursa deri më 31 maj 2022.

LINKU me detajet tjera lidhur me aplikimin në këtë program.