Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministrja Hykmete Bajrami tregon kur do të nisë aplikimi për tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti

Ministrja Hykmete Bajrami ka treguar se kur qytetarët e Kosovës mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Në një intervistë për KALLXO.com, ministrja e Financave ka thënë se aplikimi online për tërheqjen e 10përqindëshit hapet më 14 dhjetor.

“Bëhet fjalë për 639 mijë kontributdhënës dhe nuk ka pasur asnjë formë tjetër, jemi në kohën e pandemisë dhe është problematike me bë aplikimin fizik. Aplikimi hapet më 14 dhe çdo 15 ditë kryhen pagesat”, tha ajo.

Dje ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka dekretuar Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, i cili të premten u miratua në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.Përmes këtij Ligji mes të tjerash parashihet tërheqja e 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust).

Ndërsa sot, Ligji u publikua në Gazetën Zyrtare.

Ligji në fjalë ishte proceduar nga Qeveria që nga vera, ndërkaq në lexim të parë ka arritur të miratohet pas gjashtë tentimeve.

Kurse, në lexim të dytë, më 11 nëntor nuk kishte arritur që të niste seanca për votimin e tij për shkak të mungesës së kuorumit.