Ministrja Hykmete Bajrami infektohet me COVID-19

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Bajrami përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të jetë në vetizolim për dy javë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sot jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Për dy javë, do të jem në vetëizolim dhe do të punoj nga distanca për aq sa me lejon gjendja shëndetësore.

Shëndet për ju dhe familjet e juaja!

HB