Ministrja Haxhiu zotohet për drejtësi ndaj nënave vetushqyese

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësueset e shoqatës së nënave vetushqyese në familje, të cilat ballafaqohen me sistemin e drejtësisë dhe nëpërkëmbjen ligjore.

Sipas një njoftimi të Ministrisë, ministrja Haxhiu është njoftuar nga afër me sfidat dhe problemet të cilat ballafaqohen gratë, pabarazitë dhe neglizhencën ligjore, vendimet e padrejta gjyqësore si dhe diskriminimin e dyfishtë në ndarjen e të drejtës.

Më tej bëhet e ditur se, ministrja është zotuar se do të angazhohet në vazhdimësi, bashkërisht me akterët tjerë relevantë, që kësaj kategorie t’i sigurohet barazia para ligjit, respektim të procedurave gjyqësore dhe vendime të drejta e të paanshme nga ana e gjyqësorit.