Ministrja Haxhiu vizitë Komunës së Mitrovicës Veriore
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu këtë të shtunë ishte në komunën e Mitrovicës Veriore.
Sipas njoftimit të MD-së, Haxhiu fillimisht vizitoi Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicën Veriore.
“Gjatë kësaj vizite Ministrja u njoftua nga afër me angazhimin dhe përkushtimin e stafit në punën e tyre ditor si dhe me sfidat që ballafaqohen. Gjatë vizitave në pavione, ministrja Haxhiu pati rastin të takoj edhe personat e dënuar të cilët vuajnë dënimet në këtë Qendër dhe të dëgjoj mendimet dhe kërkesat e tyre”- thuhet në njoftim të këtij dikasteri.
Pas kësaj Haxhiu vizitoi edhe Zyrën Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Mitrovicës së Veriut, ku sipas njoftimit personat që po kërkojnë ndihmë në këtë zyre po rritet dita ditës.
“Në vitin 2019 kjo zyre kishte trajtuar vetëm 4 raste, gjersa në vitin 2024, vëtëm në gjashtë mujorin e parë ka mbi 80 raste”- thuhet në njoftimin e MD-së.
Haxhiu u ndalë edhe te Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ku u prit nga U.d. i Kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Bekim Veliqi, nga i cili u njoftua më shumë rreth punës së kësaj Gjykate, sfidave dhe arritjeve në vitin e fundit.
“Ministrja Haxhiu e përmbylli vizitën në Zyrën Rajonale të Shërbimit Sprovues në Mitrovicë ku u diskutua për rehabilitimin, reintegrimin dhe risocializimin e personave të kanë masë apo denim alternativ”- thuhet tutje në këtë njoftim