Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu

Ministrja Haxhiu tregon pse nuk u takua me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në qendrën e paraburgimit në Hagë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila udhëtoi në Hagë në fund të marsit, nuk vizitoi të gjithë të burgosurit në qendrën e paraburgimit të Gjykatës Speciale.

Ish-presidenti, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, nuk iu përgjigjën ftesës së Haxhiut për takim.

Ministrja Haxhiu sonte tha se Thaçi dhe Veseli nuk e kanë refuzuar ftesën e saj por thjesht nuk i janë përgjigjur asaj, ndërsa theksoi se është obligim t’u bëjë ftesë të gjithëve.

Haxhiu tha se problemet politike me Thaçin dhe Veselin do të vazhdojnë kur të kthehen por jo tani në këtë situatë në të cilën gjenden.

“Pse nuk më kanë taku, nuk e di. Stafi aty brenda më ka thënë që nuk e kanë refuzu ftesën, thjesht nuk i janë përgjigjur ftesës. Problemet politike me ta unë i kam ende, por do t’i vazhdoj kur të kthehen por jo tani në këtë gjendje që janë dhe po e kalojnë edhe ata edhe ne si shtet. Problemet i vazhdojmë kur të kthehen, ose tani jemi duke i vazhduar me PDK-në. Unë kam me ta probleme politike dhe jo probleme të luftës”, tha ajo në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Ministrja Haxhiu udhëton për në Hagë, pritet t’i takojë Krasniqin, Selimin, Gucatin, Haradinajn dhe Shalën