Ministrja Haxhiu: Thaçi e Veseli nuk pranuan t’i takojnë përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë

Ditë më parë një delegacion i Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës ka zhvilluar një vizitë në Gjykatën Speciale.

Me këtë rast, delegacioni ka zhvilluar një vizitë edhe në qendrën e paraburgimit, ku po mbahen ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe të tjerë.

Por, sipas ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Thaçi e Veseli nuk kanë pranuar të takohen me zyrtarët e Ministrisë.

RTV Dukagjini ajo ka treguar se përfaqësuesit e Ministrisë takuan Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe ish-kreun e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

“Zyrtarët e Ministrisë e kanë pasur një vizitë në Gjykatën Speciale. Ne i kemi dhënë qëndrimet tona se si nuk do të duhej bëhej Gjykata Speciale por që tani është një fakt që nuk mund ta zhbëjmë. Ne kemi qenë në viztë, i kemi vizituar përveç z. Thaçi dhe z. Veseli, të cilët nuk kanë dashur që të takojnë përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë, mirëpo kemi takuar z. Jakup Krasniqi, z. Rexhep Selimi dhe Hysni Gucatin. Thaçin dhe Veselin jo, s’kanë dashur”, deklaroi Haxhiu.

 

Një delegacioni i Ministrisë së Drejtësisë takoi ish-eprorët e UÇK-së në paraburgim në Hagë

www.kallxo.com