Ministrja Haxhiu: E mora fëmijën në çerdhe dhe u ktheva me të në punë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të fotografive nga disa portale, në të cilat ajo shihet se si me veturë zyrtare ka shkuar të marrë fëmijën e saj në çerdhe.

Në një reagim, ministrja Haxhiu ka thënë se është detyruar të shkojë nga puna për ta marrë djalin në çerdhe, sepse s’mund ta linte në çerdhe dhe meqë burrin nuk e kishte këtu.

Haxhiu ka treguar se me fëmijën e saj është kthyer në zyrë për ta vazhduar punën.

Ky është postimi i saj i plotë: