Foto: Ministria e Drejtësisë/Facebook

Ministrja Haxhiu dhe ministri i Drejtësisë i Danimarkës vizituan burgun ku pritet të vendosen të dënuarit nga Danimarka

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Drejtësisë nga Mbretëria e Danimarkës, Nick Hakerup, kanë vizituar sot Institucionin Korrektues në Gjilan, ku pritet të vendosen të dënuarit nga Danimarka, sipas marrëveshjes mes dy shteteve.

Në këtë vizitë ata u njoftuan me gjendjen e përgjithshme të infrastrukturës të institucionit si dhe shërbimet që ofrohen aty.

“Delegacionet vizituan edhe ambientet e banimit duke përfshirë edhe dhomat e të paraburgosurve dhe të dënuarve ku u njoftuan nga afër me kushtet dhe standardet që ofron ky institucion”, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë e Kosovës.

Kjo vizitë u bë pas nënshkrimit të dy letër-qëllimeve; Njërës për vënien në shfrytëzim të një institucioni korrektues si dhe tjetrës për investime në energjinë e ripërtëritshme dhe për bashkëpunim politik mes dy shteteve.

Ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Nick Hakerup ka falënderuar ministren Albulena Haxhiun, për mikpritjen dhe mundësinë për të parë për së afërmi ambientet e burgut ku pritet të vendosen të dënuarit nga Mbretëria e Danimarkës, sipas pajtimit të dy vendeve, thuhet në njoftimin e MD-së.

Kosova do të pranoj 300 të dënuar nga Danimarka të cilët do të vendosen në 300 qeli në burgun e Gjilanit.

Këta 300 të dënuar në Danimarkë e që janë të burgosur të vendeve të treta dhe sipas njoftimeve të mëparshme, u takojnë personave të privuar nga liria dhe kategorisë së rrezikshmërisë së mesme.

300 të dënuarit në Danimarkë që pritet të vijnë në Kosovë janë me rrezikshmëri të mesme