Ministrja Haradinaj viziton Holandën, shtetin skeptik për liberalizim të vizave

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka bërë të ditur se do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Holandë, shtet ky i cili ka shfaqur skepticizëm për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Haradinaj-Stublla ka njoftuar se në këtë takim do të takojnë homologun e saj holandes, Stef Blok.

“U nisa nga Prishtina për në Hagë, për një vizitë zyrtare për t’u takuar me homologun ministrin Blok, duke riafirmuar raportet e shkëlqyera Kosovë – Holandë, shkëmbimin e pikëpamjeve mbi zhvillimet e fundit, liberalizmin e vizave dhe për thelluar lidhjet duke nënshkruar marrëveshje bilaterale. Gjithashtu takim me anëtarët tanë të dashur të Diasporës në Holandë”, ka shkruar ministrja në Twitter.

Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk gëzon liberalizimin e vizave.